MENU
klinika

Një takim me Biden

Zelensky udhëton drejt SHBA

21.12.2022 - 11:00

Ditën e sotme presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar me presidentin amerikan, Joe Biden.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Zelensky, përmes një postimi në Twitter, ku thotë se është duke shkuar në SHBA për të “forcuar rezistencën dhe aftësitë mbrojtëse” të vendit të tij.

Ky udhëtim shënon herën e parë që presidenti ukrainas largohet nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Zelenskyy ka shtuar se gjatë vizitës së tij në SHBA do të ketë edhe një samit me presidentin Joe Biden.

Ai tha se do të diskutojë për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Ukrainës, duke shtuar: “Do të kem gjithashtu një fjalim në Kongres dhe një numër takimesh dypalëshe”.

Sipas një zyrtari amerikan, mesazhi i Biden për Zelenskyy do të jetë se “ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shtoi zyrtari.

Biden pritet të njoftojë se do të dërgojë raketa tokë-ajër Patriot në Ukrainë për të ndihmuar vendin në zmbrapsjen e pushtimit të Rusisë dhe SHBA do të trajnojë ushtrinë ukrainase në një vend të tretë se si t’i përdorë ato.