MENU
klinika

Po nëse 2 kandidatë marrin numër të barabartë votash?!

Zgjedhja e kreut të SPAK: Shtatë kriteret

14.12.2022 - 19:24

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka prodhuar polemika dhe debate politike. Përfaqësues të opozitës kanë ngritur dyshime për ndikim të pushtetit për të diktuar drejtuesin e ri të SPAK. Sot erdhi një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kreu i ri i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga Ambasada, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që është një organ i ri drejtësisë krejtësisht i pavarur.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka dhënë një mesazh sot anëtarëve të KLP-së, duke u kërkuar që të mos dëgjojnë askënd e të mos influencohen nga askush për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK, por të shikojnë dhe të vlerësojnë kandidaturat në mënyrë profesionale pa asnjë ndikim të jashtëm.

Tre kandidatët për kreun e SPAK-ut janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Sipas Kushtetutës, nenin 148/dh, pika 3, kreu i SPAK-ut “zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit”. 11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.
Parashikimi kushtetues është shumë i përgjithshëm. Në këto kushte, janë disa ligje dhe rregullore që rregullojnë deri në detaje mënyrën e zgjedhjes së kreut të SPAK-ut. Më në detaje, rregullat për procedurën e zgjedhjes së kreut të SPAK-ut parashikohen në 52 të ligjit të vitit 2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Konkretisht, KLP-ja do të rendisë kandidatët sipas rezultateve në punë. Më të detajuara, kriteret vlerësuese parashikohen në një rregullore të posaçme të miratuar nga KLP-ja mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë SPAK.

Konkretisht, KLP-ja, në zgjedhjen e kreut të SPAK, do të vlerësojë 7 kritere që janë: eksperienca në ndjekjen dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median, aftësitë në drejtimin të burimeve njerëzore, vizionin për drejtimin e SPAK si dhe imazhin që ka në publik si prokuror.

Kriteret e vendosura favorizojnë kandidatët që kanë referuar në gjykatë dosje të ‘nxehta’ korrupsioni dhe krimi, që kanë në dorë dosje të bujshme me vëmendje të lartë publike dhe që janë në fokusin e mediave. Megjithatë, në fund do të jenë anëtarët e KLP-së që do të votojnë. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota, zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria e as foltorja"

Edi Rama reagon pas Ambasadës së SHBA: Boll me thashethemet e katundit


U bë pjesë e debatit për emigrantët e ardhur nga Italia në Shqipëri

BBC: Elon Musk u qortua pasi i doli në krah Georgia Melonit

Mes tyre ekspertë kimistë nga Venezuela dhe Kolumbia

Goditja e grupit kriminal ndërkombëtar, emrat e të arrestuarve!

Akuzohet se dhunoi pjesëtarët e një familje

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja!