MENU
klinika

21 janar 2006

17 vjet nga vdekja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova

21.01.2023 - 10:55

Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave.

“Të pranishëm do të jenë liderë institucional dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë”, njofton Zyra e Presidencës.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë sot bën homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN