MENU
klinika

"I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje"

“A ndiheni i rrezikuar”? Shkëlzen Berisha del nga dyert e SPAK

26.01.2023 - 12:57

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha ka dalë nga dyert e SPAK pas gati dy orësh ku është marrë në pyetje në lidhje me çështjen e shpërthimit në Gërdecit.

Berisha deklaroi se i bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori ka deklaruar publikisht se nuk ështe e nevojshme thirrja e tij para organit të akuzës, ndryshe nga sa ka ndodhur sot. Ai u pyet nëse ndihet i rrezikuar për këtë çështje duke u përgjigjur shkurtimisht: Aspak!

“Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë.

I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”