Pasi është shfaqur për here te pare ne TikTok është bere viral trendi i cili sugjeron te pini ujë, kafe dhe limon për te humbur peshe. Kjo “pije e re dobësuese” është shume e njohur dhe e shpërndarë ne web. Por a është e vërtet? Te pini kafe me limon mund te na dobësojë?
Ne fakt një filxhan kafe pa sheqer ka shume pak kalori dhe është një djegës yndyre i fuqishëm. Sekreti është kafeina e cila nëse merret ne dozat e duhura aktivizon metabolizmin, stimulon sistemin nervor qendror dhe shton humorin.
Nga ana tjetër limoni është një burim i shkëlqyer i vitamine C dhe antioksidant i fuqishëm. Por duhet te dini se pavarësisht te gjitha efekteve te këtyre dy përbërësve kombinimi i te dyjave mesa duket nuk ndikon vërtet ne humbjen e peshës për mund te jete një diuretik i forte duke bere te mundur humbjen e lëngjeve te tepërta.
A është i rrezikshëm ky trend i ri i TikTok-ut?
S’keni pse ta provoni një kombinim të tillë, aq më tepër nëse keni një stomak të ndjeshëm. Nuk do t’ju vijnë asnjë përfitim nga kafja me limon dhe po, aciditeti i tepërt është i dëmshëm.