MENU
klinika

"Lucha jonë të jetë në orbitë"

Abazoviç: Mali i Zi do të lëshojë një satelitë në hapësirë

26.01.2023 - 19:43

Kryeministri teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se vendi i tij do të zhvillojë një program hapësinor për herë të parë në historinë e vetë.

“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë disa tallje, për dikë mund të bëhet objekt memesh, por kjo është një çështje serioze,” tha Abazoviç në një mbledhje të qeverisë.

Ai theksoi se tashmë janë zhvilluar negociata me “një organizatë që ka përvojë në aktivitete të tilla”, dhe zhvillimi i satelitit “Luch”, i cili duhet të lëshohet në hapësirë, është duke u zhvilluar.

“Shpresoj që në një të ardhme të parashikueshme, në 2023-2024, Lucha jonë të jetë në orbitë, si satelitët e vendeve të tjera”, tha kryeministri me optimizëm. Projekti do të financohet me fonde të dhëna nga “shtetësisë ekonomike”.

Mali i Zi do të bëhet kështu shteti i dytë në Ballkanin Perëndimor që do të ketë një program hapësinor, pasi Shqipëria tashmë ka lëshuar në hapësirë staelitët e vetë, për herë të parë në historinë e vendit, “Albanian 1” dhe “Albanian 2”.