MENU
klinika

"Kam simpati për luftën e tij ndaj korrupsionit"

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike!

28.01.2023 - 19:32

“Kam simpati për luftën e tij ndaj korrupsionit”, thotë kreu i qeverisë së Malit të Zi, për bashkëvendasin e tij.

Ka kaluar pa vëmendje një deklaratë e paradokohshme e kryeministrit të Malit të Zi, Abazoviq në mbështetje të kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me asosacionin e komunave serbe, por jo vetëm. I ftuar paradokohe në emisionin “Top Story” të Grida, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq  ka ofruar pikëpamjet e tij politike mbi situatën në Ballkan dhe në Mal të Zi.

Ai u pyet mbi pikëpamjet e tij rreth politikës dhe retorikes nacionaliste në Mal të Zi dhe Ballkan, më konkretisht për thënien e Abazoviq, se “mbas nacionalizmit në trevat e Ballkanit, qëndron korrupsioni. Pyetjes sugjestive se “Rama mbahet për kozmpolit, megjithatë akuzohet si i korruptuar, ndërkohë që Kurti është nacionalist dhe nuk ka akuza të tilla”, Abazoviq iu përgjigj: është një tjetër arsyetim kur bëhet fjalë për vendet jashtë ish Jugosllavisë. Pas vlerësimeve për Ramën në arenën ndërkombëtare, ai tha: Nacionalizmi është shndërruar në vegël kontrolli të politikanëve të korruptuar… dhe se “çdo herë që të korruptuarit kanë nevojë të nxisin tensione, e shfrytëzojnë këtë të fundit.” Sipas tij, retorika nacionaliste në ish-Jugosllavi, sidomos në Mal të Zi, shërben si maskë apo mbulojë e axhendave dhe interesave personale. Po ashtu përkujtoi se Mali i Zi është shtet multietnik dhe multifetar, pa grup homogjen, dhe në një shoqëri të tillë të drejtat duhet t’u garantohen të gjithëve në mënyrë të barabartë. Aq më shumë dikush si ai – një politikan që etnikisht i takon minorancës shqiptare- duhet të punojë në favor të barazisë së të drejtave.

I pyetur në lidhje me mendimin e tij mbi homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin, theksoi se për të ka mendim pozitiv, madje shtoi se ka edhe simpati për luftën e tij kundër korrupsionit. Më tej veçoi se mbështet qasjen qytetare të Kurtit në Kosovë, sidomos në lidhje me problemet aktuale me të cilat po përballet. Abazoviq tha se përkrah idenë e Kurtit në çështjen e asociacionit të komunave serbe, e cila sipas tij, nuk duhet të jetë e përkufizuar në baza etnike, pasi kjo pasi do shtonte përçarjet dhe do thellonte ndasitë. Ai përfundoi se ‘në Kosovë nuk mund të ketë komuna të cilat janë serbe apo shqiptare’, pasi ato të gjitha janë të barabarta si komuna të cilat u takojnë qytetarëve pa dallim. Sipas këtij arsyetimi, kjo qasje e Kurtit është pozitive për rajonin. Përgjigja e Abazoviqit ngjan protektive për unitetin territorial të Malit të Zi- nëse nesër Serbia do ta kërkonte Asosiacionin e Komunave me shumicë serbe për Malin e Zi– pasojat do ishin katastrofale…

Për më tepër lexoni deklaratën e plotë:

“Albin Kurti ndoshta ka pasë nji retorikë nacionaliste më heret, por nëse degjoni sot deklaratat e Albin Kurtit ato janë shumë qytetare. Kjo edhe me çështjen me problemin me të cilin ka të bëjë  në veri të Kosovës. Pra, dikush që thotë se nuk ka komuna të cilat janë serbe apo shqiptare por janë komuna të barabarta, të qytetarëve, pa marrë parasysh a jeton aty shumica shqiptarë apo serbë – unë këtë e shoh si një avantazh të madh. Ai [Kurti] e lufton korrupsionin dhe gëzon shumë simpati nga ana ime.” (min. 5:55-6:37.)

Po ashtu, i pyetur në lidhje me mbiemrin dhe identitetin e tij ai është shprehur shkurt se ‘mbiemri nuk e bën njeriun, por vlerat’, më pas vazhdoi duke pohuar se është krenar që është shqiptar dhe si pjesëtar i pakicës etnike po punon për të avancuar të drejtat e të gjithëve pa bërë dallime.

Intervista e plotë:

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja pyetjet që do t'i drejtohen zëvendëskryeministrit të Malit të Zi

Raporti me Ramën, Kurtin dhe Shengeni Ballkanik, Dritan Abazoviç rrëfehet sonte për Mentor Nazarkon