MENU
klinika

Formacioni i mundshëm

Afrimet programohen titullarë, dilema dhe ndryshime te Skënderbeu

27.01.2023 - 17:29

Skënderbeu është gati për Lushnjën. Ky takim do të mbyllë fazën e parë të kampionatit, ndaj bardhekuqtë e duan të fituar. Kur dihet që misioni është ngjitja direkte në elitë, gabimet janë të ndaluara dhe sidomos në shtëpi. Ivan Gvozdenoviç ka hartuar edhe formacionin “tip” dhe pritet që korçarët të vijnë ndryshe.

Në këto momente, kanë vetëm dy dilema. E para i përket mbrojtjes, ku pritet të shihet gjendja e Oltion Rapës dhe e dyta vjen në mesin e fushës, ku me shumë mundësi do të zbresin nga minuta e parë afrimet e reja të bardhekuqve. Prapavija është reparti më i boshatisur aktualisht dhe kjo vjen prej dëmtimet.

Dy prej lojtarëve që mund të mbajnë një peshë jo të vogël në prapavijë, nuk janë gati. Jemi duke folur për Dritmir Beci dhe Oltjon Rapën. Shkodrani është i ndalur në infermieri prej kohësh dhe ende nuk ka një sinjal se kur mund të rikuperohet.

Ndërsa memalioti vazhdon terapinë riaftësuese, pas një dëmtimi në kofshë dhe për momentin nuk është ende gati. Kjo ka bërë që trajneri të ndryshojë disi në këtë ndeshje.

Nga porta do ta nisë Ruçi, ndërsa para tij serbi po mendon të rreshtojë Frashërin dhe Idrizajn në krahë, në qendër pritet të startojë dyshja Randi dhe Prençi. Kjo duket si mundësia më e mirë për momentin në këtë repart.

Me Randin e detyruar të kthehet disi më në prapavijë se në pozicionin e tij natyral, rolin e ekranit para mbrojtjes pritet që ta bëjë Alii, në një skemë tashmë të ndryshuar krejtësisht nga trajneri Gvozdenoviç.

Me kalimin në rreshtimin 4-1-4-1, mesi i fushës do të formohet nga Moraesh dhe Pecani në qendër, ndërsa nga krahët pritet që të luajnë Lika dhe Liço.

Në majën e sulmit pritet të jetë i vetëm një mes Abubakar dhe Temitope, me këtë të fundit disi më të avantazhuar për të startuar ndeshjen nga minuta e parë.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”