MENU
klinika

Video

Agron Çela në vallen e socialistëve, kërcen e dëfrehet me Spiropalin

07.01.2023 - 14:24

Agron Çelaj la Partinë e Lirisë për të kaluar te Partia Socialiste.

Ai nuk ka pritur Kuvendin për t’u shfaqur në radhët e socialistëve, por është shfaqur në Shkodër në një festë të organizuar nga PS-ja atje.

Çela është filmuar duke ia marrë valles me drejtuesen politike të PS-së, në Shkodër, Elisa Spiropalin, në tingujt e muzikës shkodrane.

Bashkë me ta shihen duke kërcyer përfaqësuesit lokalë, ku nuk mungon as deputeti Benet Beci.