MENU
klinika

"Janë çmontuar nga Policia e Shtetit"

Aksioni i policisë për kamerat ‘spiune’, zëdhënësi i policisë: Nuk ka pasur ndërhyrje

31.01.2023 - 18:26

Zëdhënësi i Policisë Genti Mullai, në një intervistë në “News24”, foli për operacionin “Fijet” dhe çmontimin e kamerave në vend të vendosura nga grupet kriminale.

Gjatë kësaj interviste ai tha operacioni ka nisur që datën 15 dhe se është i shtrirë në të gjithë vendin.

“Operacioni ka nisur më datën 15 në të gjithë vendin,. Ka pasur një seri veprimesh të kryera nga Policia e Shtetit. Operacioni nuk ka nisur dje. Por për shkak të punës voluminoze, qarqet janë duke kryer veprimet përkatës. Aludohet se janë hequr kamera sapo është vënë në lëvizje policia, por në asnjë rast, asnjë person nuk i ka hequr, por i ka çmontuar Policia e Shtetit”, tha Genti Mullai.

Ndërkaq, gazetarja Klodiana Haxhiaj tha se në Durrës janë hequr 47 kamera në total. Ndërsa në Krujë dhe rrethinat e Niklës, ishin të vendosura 18 kamera dhe të montuara në shtylla elektrike dhe të vendosura në vende publike ku edhe monitoronin punën  e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grupet kriminale vëzhgonin rivalët dhe Policinë

Çmontohen 38 kamera të tjera ‘spiune’