MENU
klinika

"Është rënduar nga shëndeti mendor! I duket vetja Kim Jong-Un"

Alibeaj e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Tritan Shehu

10.01.2023 - 19:27

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Shehu thotë se rënduar shumë nga shëndeti mendor dhe e përfytyron veten si lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Me tone ironike, Shehu i këshillon kolegët deputetë që janë pjesë e grupit të Alibeajt që ta çojnë kreun e grupit parlamentar që të “mjekohet tek të sëmurët”.

Deputeti demokrat ka dhe një këshillë për kolegët e tjerë që të mos e ndjekin shembullin e Alibeajt pasi do të vuajnë nga e njëjta “sëmundje”.

Postimi i Tritan Shehut:
Te shpetojme Alibejan! Ai eshte renduar shume, ne menyre galopante! Ndoshta i ka bere keq edhe Viti i Ri, gjeli, a dicka tjeter…

Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara per realitetin, po e cojne shume larg ne “semundjen” e tij.

Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashem. Apo si gjeli mbi kotec, qe tremb pulat pereth….

Kjo e fundit me duket me reale, me e vertete!

Por pavaresisht nga “figura” qe imagjinon per vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire.

Qe e cojne pastaj ne kete shkalle keqesimi te “shendetit mendor”!

Eshte renduar fort i shkreti kohet e fundit, duke tejkaluar ne thellesi e ritem shume edhe nga parashikimet qe kisha per ecurine e tij shendetesore!

Deri sa arrin te firmose te tilla pacavurre….si simptom e “semundjes” se rende te tij!

Dhe kete e ben atehere kur te gjithe po punojne, perpiqen per tejkalimin e ndarjeve.

Ndarje te cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me ate cope leter, qe firmosi per here te pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….

Sidoqofte nje keshille per koleget e tjere opozitare:

Megjithate mos e denigroni ate, mos e agresoni se semundja keshtu vetem rendohet, por:

1-Cojeni me “butesi” aty ku mjekohen keta te “semure”.

2-Vetem me kujdes, mos i qendroni shume afer, se ndoshta keto “semundje” mund te jene edhe ngjtese ne disa raste.

Sa per te tjerat vetem mund te qeshes me nje karrikature te tille!

Më herët, zyra e shtypit e grupit të Enkelejd Alibeajt njoftoi përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së të katër deputetëve, Tritan Shehun, Belind Këlliçin, Oerd Bylykbashin dhe Agron Shehajn.

Kjo me arsyetimin se një vit më parë, Kryesia e PD-së e drejtuar nga Alibeaj i dha një ultimatum këtyre katër deputetëve që për 1 vit, ata të distancohen nga dhuna e 8 janarit në selinë blu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëbohen” mbështetësit e Berishës

Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë