MENU
klinika

"Shkelmoi më shumë dinjitetin e tij"

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë nga grupi parlamentar reagon Berisha

11.01.2023 - 17:02

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Enkelejd Alibeajn si “zbatues të urdhrave” të Edi Ramës, pasi përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se Alibeaj me këtë vendim ka shkelmuar më shumë mbi dinjitetin e tij.

Sipas kreut të PD-së, e ardhmja e grupit parlamentar do jetë një grup që do të mbrojë interesat e qytetarëve në Kuvend.

Berisha: Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet.

Kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secila nga ministrat, vetë Edi Rama, emra të tjerë. Vjen zonja me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 apartamente, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëbohen” mbështetësit e Berishës

Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë