MENU
klinika

"Inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!"

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë të PD/ Reagon Ervin Salianji

10.01.2023 - 21:43

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për situatën brenda PD, ku sot Enkelejd Alibeaj përjashtoi 4 deputetë demokratë, Tritan Shehun, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Oerd Bylykbashin.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji bën apel për bashkim të PD, ndërsa thekson se “Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime”.

Reagimi i Ervin Salianji
Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve!

Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij!

Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt.

Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje!

Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale!

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!

Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve.

Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përjashtimi i deputetëve nga grupi parlametar i PD

Kadilli: Alibeaj ka të njëjtën sëmundje si Basha dhe Bardhi