MENU
klinika

Finalja e Superkupës

Ancelotti: Te Reali jemi mësuar me presion, çdo trofe vlen

14.01.2023 - 19:25

Real Madrid do masë forcat të dielën në Riyadh me Barcelonën, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka dhënë prononcimin e tij, në prag të ksaj supersfide.

“Çdo trofe është i rëndësishëm për ne. Ne luftojmë çdo ditë për të fituar ndeshje dhe finale. Djemtë janë të motivuar dhe të qetë përpara kësaj sfide. Lojtarët e mi janë mësuar me këtë lloj presioni dhe ne kemi besim. Këta djem kanë fituar që nga viti 2013 dhe nuk e kanë humbur asnjëherë oreksin.

Ne duam të jemi konkurrues në çdo kompeticion dhe në çdo ndeshje, kjo është diçka që duhet të bëjmë. Në këtë klub ju nuk mund të kënaqeni kurrë me atë që keni fituar.

Uria jonë për suksese dhe trofe nuk do të largohet kurrë. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të arrijmë në fund të këtij sezoni në një pozicion të mirë.” – përfundoi Carlo Ancelotti.