MENU
klinika

"E di çdo njeri se ku janë lekët sot"

Andi Bushati për pastruesen: Shumë inteligjente, di tamam ku të qëllojë, bravo i qoftë!

10.01.2023 - 10:15

Analisti Andi Bushati komentoi deklaratën e Ramës, i cili u shpreh se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.

Në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se nuk është reforma në drejtësi ajo që nxori në pah vjedhjen e zyrtares së shtetit, por pastruesja e në këto kushte nuk kemi pse flasim për reformë në drejtësi.

“Po ta kishte [kryeministri statusin në TWitter] për pastruesen, çfarë lidhje ka reforma në drejtësi aty se një zyrtare e shtetit grabitet nga një ditëzezë. Ku është reforma? I nxori pastruesja lekët, nuk i nxorën heronjtë e fëmijëve të Yuri Kimit,” – u shpreh Bushati duke iu referuar kështu deklaratës së ambasadores se prokurorët e SPAK do të jenë heronjtë e fëmijëve.

“Ishte një pastruese vjedhëse që shkoi vodhi, shumë inteligjente se nuk do të vjedhin ty dhe mua, e di çdo njeri se ku janë lekët sot. Pastruesja bravo i qoftë, inteligjente,” – deklaroi Bushati.