MENU
klinika

"Ushtria juaj nuk mund të…"

“Anonymous” hakon faqen e ushtrisë serbe, mesazh për Vuçiç

05.01.2023 - 11:24

Grupi i hakerëve, Anonymous, po vijon me sulmet ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithçka nisi kur Anonymous i bëri thirrje presidentit serb të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.

Anonymous ka “thyer” webfaqen e Ushtrisë serbe, lajm që e ka bërë të ditur përmes një postimi Twitter, ku edhe i ka dërguar një mesazh Vuçiçit.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.


Ndërsa në një tjetër postim, të cilin e ka shoqëruar me flamurin shqiptar, Anonymous ka shkruar se nëse Vuçiç kërkon luftë, atëherë lufta po e pret.

“#Anonymous ka lançuar #OpSerbia Duke marrë uebsajte të shumta qeveritare ditët e fundit. Synimi është infrastruktura qeveritare. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëshiron një luftë, atëherë një luftë po vjen në rrugën e tij”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mijëra dosje sekrete do të publikohen shumë shpejt

“Anonymous” hakerojnë Bankën Qendrore ruse

"S’keni të drejtë të ndaloni lirinë e fjalës"

Hakerat ‘Anonymous Albania’ sulmojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP