Anthony Hopkins, aktori, regjisori dhe producenti uellsian, fitues i çmimit Oscar me “The Father” dhe ”The Silence of the Lambs”, do të luajë perandorin Vespasian, në një serial i cili pritet të fillojë në mars në “Cinecittà Studios” në Romë.
Seriali, i frymëzuar nga libri jofiction me të njëjtin emër nga Daniel Mannix, është një dramë e vendosur në botën spektakolare, komplekse dhe të korruptuar të sporteve gladiatoriale në Romën Antike.
Përmes historive të personazheve zbulohet shoqëria romake në një ndërthurje të sportit, politikës dhe biznesit.
Hopkins do të luajë rolin e Vespasian, perandorit të Romës dhe liderin e e linjës së gjakut Flavian, i cili rimori fronin e tij pas fitores në një luftë të përgjakshme civile 10-vjeçare.
Ai është i përbuzur nga patricët që luftojnë për një pozicion në perandori dhe që përpiqen të zëvendësojnë trashëgimtarët e tij në fron që në mundësinë e parë.
Shkruar nga Robert Rodat (i nominuar për Oscar në “Saving Private Ryan”), seriali do të bashkëfinancohet nga “European’s High End Productions”, i cili mban të drejtat e shpërndarjes në Evropë.