Make up artisti i njohur i Kylie Jenner, Ariel më në fund ka provuar “ndjesinë” që shqiptarët kanë fatin ta provojnë çdo ditë të jetës së tyre.
Ka ngrënë byrek! Ai ka realizuar një video në TikTok ku duket në një “Roll Royce” duke ngrënë ushqimin më popullor të shqiptarve.
Për ta bërë fiks deri në fund “alla shqiptarçe” ai e ka shoqëruar edhe me kos.
Ariel edhe nga video duket se po e shijonte pafund, ndërsa u shpreh në përshkrimin e videos së është ushqimi i tij i preferuar.
E kush tjetër mund t’ja kishte prezantuar këtë ushqim përveç shoqes së tij të ngushtë, shqiptares Anxhelina Hadërgjonajt.
Nuk kanë munguar edhe komentete e shumta në posht videos në TikTok, ku ndjekësit i kërkojnë me ngulm që t’ja japë ta provoje edhe Kylie-t.
Kujtojmë që Ariel dhe Anxhelina janë shumë miq të mirë, madje jetojnë në të njëjtën shtëpi në Los Angeles.
Në rrjetet e tij sociale shpesh Ariel e konsideron këngëtaren “shoqen dhe motrën më të mirë” ndërsa nuk ngurron t’i shprehë asaj dashurinë!
“Unë do të them një gjë për ty që mendoj se bota duhet ta dijë. Askush nuk e kupton sa të madhe e ke zemrën dhe sa të pastër ke shpirtin. Je kaq vetëmohuese, gjithmonë duke menduar dhe duke bërë për të tjerët para teje. Ti e mban këtë dritë me vete që thjesht ndez jetën e secilit që takon. Me siguri më ke modeluar në një mënyrë më të mirë, më të dashur, më të dhembshur gjatë kohës sonë së bashku,”-shkruante më herët Ariel për Anxhelinën.