Prime i të martës së kaluar, pati shumë tension dhe debate të forta nga banorët, kjo pasi Luiz Ejlli përgënjeshtroi historinë se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.
Kjo situatë krijoi dhe një zhurmë të mdhe në rrjet ku një pjesë e madhe e publikut përpos të gjithave kanë vazhduar ta mbështesin ende këngëtarin.
Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “BigBrother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një ‘padrejtësi’ Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe tek moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.
Prezantuesja ka ka humbur plot 2 mijë folloëers në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në Instagram, ku është dhe tepër aktiv.
Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila ‘shfrytëzoi’ dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.
Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë Instagramin e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre.