Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se me “serinë e pafundme të skandaleve në qeverinë Rama, do ishin rrëzuar jo 1 por 3 qeveri”.
Berisha në një konferencë për mediat, tregoi se për rastin e arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, tha se ka dy versione “që ka paguar 2 herë për të njëjtin objekt”, dhe tjetri “ai ka zbatuar vendim gjykate dhe është hakmarrje midis zyrtarëve në nivele të ndryshme. “
Sali Berisha: “Është drejtoresha e AKSH-shit, një nga kampionet kryesore si hajdute e këtij shteti, autore e 200 e ca prokurorime sekrete. Varet direkt nga Rama, është autore e shpenzime
Erisa bëhet drejtoreshë tek ajo se ndan me të paratë e drogës, nuk kishte as kulture, formim e arsim, për tu bërë drejtoreshë e AKSH-it. Seriali i skandaleve nuk ka fund, në treg edhe një skandal tjetër që ka dy variante. Sipas njërit variant Alind Gjokutaj ka paguar 2 herë të njëjtin objekt, por sipas një varianti tjetër, ka zbatuar vendim gjykate dhe është hakmarrje midis zyrtarëve në nivele të ndryshme.
Nëse është varianti i parë, krim i shëmtuar. I dyti krim i rëndë sepse organizohen kurthe që nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por të kundërtës. Jam marrë me këtë problem, por kam lexuar dy materiale. në të dy variantet po bëjmë verifikim e tyre dhe do kemi qëndrimin përfundimtar për këtë çështje. Të gjitha këto rrëzojnë jo 1 por 3 qeveri. Rama bën sikur s’ka ndodhur asgjë, në vend të një dorëheqje të menjëhershme për rastin Klosi, për rastin Feron, Veliaj për largim të menjëhershëm për John Belushi vazhdojnë mashtrimin ndaj qytetarëve. Ndaj fjala u takon qytetarëve, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse një revolucion për të përmbysur këtë regjim të pashembullt.