Bajern Mynih-Dalei Blind mund të quhet histori me fund të lumtur pas zyrtarizimit nga gjigantët gjerman në profilin zyrtar. Ish-mbrojtësi i Ajaksit është projektuar nga drejtuesit bavarezë si opsioni ideal për të zëvendësuar të lënduarin Lukas Hernandez, por jo vetëm…
Fillimisht “bombën” e kësaj lëvizjeje e ka shpërthyer “De telegraaf” se Bajerni në mëngjesin e së enjtes ka arritur akord me agjentin e “Blind” për të firmosur kontratë deri në fund të sezonit aktual.
Por çfarë roli do të mbulojë ekzaktësisht 32- vjeçari, pasi ai e ka dëshmuar se mund të “qëndisë” çdo pozicion në repartin difensiv, madje duke shkuar në pozitën e mesfushorit.
ZËVENDËSUESI- Gjetja e opsionit në krahun e djathtë në “Allianz Arena” mbeti ende pyetje pa përgjigje pas lëndimit të Lukas Hernandez me përfaqësuesen e “Gjelave”.
Benzhamë Pavar mbetet një tjetër emër, por sjellja e këtij të fundit sjell pasiguri te drejtuesit e klubit më të titulluar në tokën gjermane.
DËBIMI I PAVAR- Benzhamë u lakua verën e fundit si lojtar jo i bindur rreth qëndrimit në klubit aktual, aty ku deklaratat e tij i rritën më shumë dozat se ai mund të largohej.
Por Nagelsman e bindi, ndonëse jo për t’i kthyer mendjen plotësisht. Sjelljet e fundit dëshmojnë se ai nuk e prezanton denjësisht fanellën e Bajernit.
Blind mund të shihet si opsion për t’i dhënë duart njëherë e mirë anësorit francez.
ZOMER- Detaj tjetër interesant në orët e fundit ka ardhur nga mediat gjermane (Sport Bild) se Zomer mund të jetë goditja e dytë në Mynih.
Gardiani i M’Gladbah sipas burimit në fjalë i ka kërkuar drejtuesve të “Mezave” të largohet, pasi Bajerni ka qenë një ëndërr në karrierën e tij.
Orët në vijim do të japin një verdikt akoma më të qartë se çfarë do të ndodhe me Jan dhe gjetjen e zëvendësuesit të Nojer në kuadrat.