MENU
klinika

Kilometrat e para të Korridorit VIII

Balluku e nis vitin e ri me inspektimin e punimeve në aksin Elbasan-Qafë Thanë

03.01.2023 - 17:27

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë.

Balluku tha se ky segment përfshin kilometrat e para të Korridorit VIII, dhe do të ndërtohet me Bypass-i i Fierit. Rruga do të jetë e kategorisë B.

“Ky segment është dallëndyshja e parë e Korridorit të VIII. Pavarësisht se janë 5 km e para është e rëndësishme që këtu të eci puna siç duhet. Ne ndërkohë jemi duke punuar për by-passin e Elbasanin, që është shumë i rëndësishëm dhe prioritet për ne.

Nga ana tjetër do ndërtojmë segmentin e dytë të këtij korridori. Rruga është kategori B, për t’ia sqaruar qytetarëve, është e ngjashme dhe me të njëjtat parametra me By Passin e Fierit”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jetësimi i korridorit të VIII, projekti më ambicioz"

Balluku takon Zoran Zaev në Vjenë