Një klip i transmetuar mbrëmë gjatë Prime-it të “Big Brother Vip Albania”, solli shumë diskutime jo vetëm në shtëpi por edhe jashtë saj, nga publiku. Klipi në fjalë tregonte disa veprime të banorëve kundrejt njëri-tjetrit përgjatë ditëve të fundit. Pamjet tregonin banorët duke përdorur një fjalor jo të hijshëm për njëri-tjetrin, bullizëm dhe imitime tallëse.
Në lidhje me këtë banorët diskutuan gjatë spektaklit, disa duke kërkuar falje e duke përdorur shpesh fjalën “artist”. Pas këtij diskutimi një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja Fjoralba Ponari.
Në një Instastory, Fjoralba shkruan:
“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”
Në një komunikim zyrtar nga “Big Brother”, Arbana zbuloi se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë në nominim këtë javë, pasi Vëllai i Madh vendosi t’i ndëshkojë për gjuhën fyese, të papërshtatshme , dhe mos respektimin e vazhdueshëm të rregullave.
“Natyra e formatit e parashikon që do ketë konflikte, por çështjet duhet të trajtohen me respekt, të ofendosh dikë nuk tolerohet as dhuna dhe bullizmi janë të patoletuerueshme”, tha Arbana.
Gjatë spektaklit, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi është përplasur me Kejvinën gjatë një debati. E gjitha erdhi si pasojë e fjalëve ofenduese e banorëve ndaj njëri tjetrit. Jo vetëm kaq por Efi u ndal edhe tek Luizi.
“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si Kejvina dhe një djalë si Luizi. Janë disa etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz, që qeshin disa këtu”, tha në fillim Efi.