MENU
klinika

Hidhet shorti i 1/16 të Kupës së Mbretit

Barcelonës i buzëqesh fati, Realit jo!

07.01.2023 - 18:07

Barcelona dhe Real Madrid kanë përjetuar një fat të kundërt në shortin e sotëm në Kupën e Mbretit që ka përcaktuar fazën 1/16 të turneut. Nëse katalanasit do të përballën me skuadrën më të lehtë që kishte mbetur në garë, Reali do të luajë ndaj një ekipi të La Liga, për më tepër në fushën e këtyre të fundit.

Formati i Kupës në fakt parashikon që ndeshjet të luhen në fushën e skuadrës më inferiore në krahasim me renditjen e një viti më parë, duke i dhënë përparësi ekipeve më të vogla dhe kjo do të thotë se ndonëse Barcelona ka peshkuar AD Ceuta nga kategoritë e ulëta, ajo do të luajë në transfertë. Kjo edhe mund të jetë problem për katalanasit të cilët kaluan me vështirësi në shtesë skuadrën e Intersiti me shifrat 4-3.

Ndërkohë, Reali do të përballet me Vijarealin në fushën e këtij të fundit, për një duel i cili padyshim do të jetë shumë i komplikuar për skuadrën e Ançelotit. Si për ironi të fatit, ky është kudnërshtari me të cilin sot madrilenët ndeshen po në transfertë në La Liga.

SHORTI
AD Ceuta-Barcelona
Levante-Atletiko Madrid
Sporting Gijon-Valencia
Deportivo Alavesh-Sevilja
Real Betis-Osasuna
Vijareal-Real Madrid
Real Sociedad-Majorka
Atletik Bilbao-Espanjol

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”