Për herë të parë në një format argëtimi, Nik Xhelilaj i ftuar në “Zemër Luana” ka zbuluar edhe detaje nga jeta e tij sentimentale.
Loja e parë ka qenë “Shqipet thonë”, ku të ftuarit duhet të gjenin fjalët që kanë komentuar më së shumti shqiptarët.
Fjalia e përgatitur ka qenë: “Deri në 12 me të shtëpisë, pastaj me…” e teksa një nga përgjigjet ka qenë me partnerin/en.
Menjëherë pas kësaj Nik Xhelilaj na ka zbuluar një detaj. Ai ka treguar se nuk ka një partnere aktuale,e madje ka thënë: Ne s’kemi partner, duke nënkuptuar se ndodhet vetëm pas orës 12, e duke treguar njëherë e mirë se është beqar.
Pra kaq mjaftoi që të gëzoheshin të gjitha vajzat, tani më që Nik Xhelilaj nuk e ka gjetur ende dashurinë.