26.01.2023 - 12:34
Ka nisur prej disa minutash seanca plenare, teksa deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.
Rreth tij është mbledhur dhe garda. Ditën e sotme, 16 deputetë të PD-së, mes tyre Berisha i kërkuan Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës për të futur si çështje të parë çështjen “McGonigal” dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve në orën 11:00, por kjo kërkesë nuk u pranua.
Nikolla: S’ka nevojë që të vini të gjithë zoti Noka. Keni vetëm 3 minuta, shikoni rregulloren.
Gjithsesi Berisha vijoi të fliste për çështjen McGonigal.