Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se opozita do të nisë atë që ai e quajti “betejën finale”, me protesta të qendrueshme deri në rrëzimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Berisha nuk saktësoi nëse do të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit duke e njohur Ramën si kryeministër. Por tha se pas skandalit të ish zyrtarit të arrestuar të FBI, McGonigal dhe akuzave per lidhjet me Ramen, “meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal”.
Pyetje: I ftoni qytetarët në betejën finale, çfarë skenari ka beteja finale dhe çfarë nënkupton?
Sali Berisha: Skenari do të jetë një protestë e qendrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, shumëformëshe.
12 nëntori ishte protesta më e madhe, para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe 7 korriku, në 6 dhjetor Rama bllokoi cdo gjë. Por tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qendrueshme deri në rrëzimin e Ramës. Kur do jetë do vendoset në forumet e partisë, me aleatët.
Me Ramën nuk ka zgjedhje, Rama meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal. Një armik i Kushtetutës. Rama e them me bindjen më absolute, nuk mund të mos i them kur shoh se ka përdorur asete ruse kundër opozitës.
Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përvecse me zgjedhje, por Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Edi Rama është një kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt të rëndë kundër vendit të tij dhe partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.
Pyetje: Do shkoni me Ramën kryeminsitër në zgjedhjet e 14 majit?
Sali Berisha: Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës, data, muaji, dita, janë qëllimi, rrëzimi i Ramës është destinaciono absolut. Kjo op[ozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi.