MENU
klinika

Policia shkon në ndihmë

Bora bllokon turistët në malin e Tomorit

21.01.2023 - 20:22

Reshjet e para të borës për këtë vit ka bërë që shumë qytetarë që udhëtojnë drejt pikave turistike malore që kanë pranë qyteteve të tyre për të shijuar këto ditë të bukura dimri.

Një situatë e ngjashme është regjistruar dhe në Malin e Tomorit në Skrapar, ku dhjetëra persona kanë udhëtuar me mjetet e tyre për të qenë pranë borës.

Por disa kanë qenë të papërgatitur me mjete dimërore për makinat dhe për pasojë janë bllokuar, teksa dhe trashësia e borës ka qenë e konsiderueshme.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses për të ndihmuar personat e bllokuar.

Gjithashtu mësohet se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.