MENU
klinika

Dhjetë parashikime

Çfarë do të ndodhë me kriptomonedhat në vitin 2023

01.01.2023 - 10:51

BitMendoni vitin e shkuar. Bitcoin tregtohej rreth 50 mijë dollarë. Nuk shikoje dot sport pa parë një reklamë kriptomonedhash, dhe mund të bëheshe i pasur. Ose të paktën, kështu dukej.

Kush do ta mendonte atëherë se fëmija i artë, Sam Bankman-Fried, do të kthehej në një personazh antagonist?

Kjo tregon se për tregjet nuk ka një sferë të kristaltë. Parashikimet janë zakonisht të gabuara. Trendet ndryshojnë sa hap e mbyll sytë.

Gjithsesi, sipas Jamie Burke, CEO i Outlier Ventures, çfarë do të ndodhë në tre mujorin e parë të vitit do përcaktojë pak a shumë rrjedhat.

10 parashikimet për kriptomonedhat në 2023-shin;

1. Beteja epike për rregullatorë
Rezultati i saktë është supozimi i kujtdo, por viti 2023 mund të jetë viti ku përplasjet mbi rregulloret arrijnë përfundimisht kulmin e tyre. “Do të propozohet një rregullim i ashpër i kriptove dhe një betejë epike nga komuniteti për të luftuar pjesët e tij që kërcënojnë decentralizimin,” thotë Laura Shin, analiste.

2. Platforma Web3 do të vazhdojë të rritet
“Kthesat e mëdha të tregjeve makro mund të bëjnë që projektet e kriptove të zhvendosin nga të qenit spekulime në të dobishme– një kategori shërbimi, i thjeshtë, utilitare, argëtuese dhe sociale”, -parashikon Alex Zhang, kreu de facto i DAO, organizata e autonomisë së decentralizuar. Ai pret që kjo të përkthehet në “platforma dhe protokolle sociale më kuptimplote Ëeb3” dhe parashikon rritje në “identitetin e ndërveprueshëm, grafikët social në zinxhir dhe përvojat sociale të kriptove”.

3. Më shumë gjakderdhje, më shumë humbje, më shumë dhimbje
“Sëmundja nuk është fare afër fundit”, -thotë Cas Piancey, gazetar i kriptove. “Kompanitë, bankat dhe fondet po shpresojnë dëshpërimisht se tregjet do të përparojnë përtej rënies së FTX dhe të fokusohen në problemet e veta. Por nëse njerëzve u pëlqen ose jo,ju nuk mund të dëshironi një krizë kredie dhe ekspozim ndaj palëve të këqija. Ne do të shohim mbylljen e fondeve dhe lëkundjen e kompanive që nuk e prisnim, kryesisht për shkak të faktit se infektimit është shumë i madh dhe shumë i vështirë për të gjithë ne për t’u përgatitur.”

4. I gjithë globi do të përqafojë Bitcoin
Kur fola me Alex Gladstein, shef i Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, ai sapo ishte kthyer nga konferencë Bitcoin në Gana. “Jam mahnitur! Unë u trondita nga numri i sipërmarrësve dhe liderëve të Bitcoin që vinin nga shumë vende të ndryshme.” Ai takoi njerëz nga Kameruni rural, nga Republika Demokratike e Kongos, nga Somalia, nga zonat e konfliktit. “Ata të gjithë po ndërtojnë vetëm mbi Bitcoin. Është legjitimisht e mahnitshme,”- thotë ai, kjo është arsyeja pse ai beson se “birësimi global është ndoshta historia numër një për vitin e ardhshëm”.

5. Foksuhuni në jetën përtej kriptos/Bitcoin/Blockchain
Kur u pyet për parashikimi e tij të 2023-shit, megabiznesmeni i BTC, Peter McCormack tha se për ata që janë të paqartë, gjatë dimrit të kriptove, është e dobishme, madje edhe e shëndetshme, të përqendrohen në interesa të tjera.

6. Web3 bëhet modë
“Moda do të vazhdojë të drejtojë rrugën kur vjen puna tek përshtatja e Web3”, -thotë Cathy Hackl, shefe e Metaverse në Journey.

“Ne do të shohim bashkëpunime të mëtejshme midis personaliteteve të Ëeb3 dhe markave të konsumatorëve dhe luksit që duan të eksplorojnë modele të reja tregtare dhe pika kontakti me klientët.” Parashikimi i bonusit të Hackl: “Me rritjen e Inteligjencës së gjeneruar Artificiale, ne mund të shohim që blockchain të luajë një rol të rëndësishëm për të na ndihmuar të bëjmë dallimin midis përmbajtjes së krijuar nga AI dhe përmbajtjes së krijuar nga njerëzit.”

7. Mos lini pas NFT-të
“Uria me risk të lartë për NFT-të në 2022-shin, është një indikator i fortë që do të jetë ndër sektorët e parë që do të rimëkëmbet vitin e ardhshëm”, -thotë Burke. “Gjatë gjithë vitit të kaluar, ne tashmë kishim filluar të shihnim investime të mëdha NFT nga markat kryesore të Web2 [Starbucks dhe Disney] dhe në të gjithë Ëeb3. Kjo nuk tregon asnjë shenjë ndalimi në 2023. Markat do të vazhdojnë të dynden drejt NFT-ve.”

8. Lojërat elektronike dhe DAO do të vijojnë të rriten
Burke është skeptik në lojëra, pasi “tituj të njohur të lojërave Ëeb3 që kanë qenë në zhvillim për mjaft kohë duke përfshirë Big Time, Star Atlas, Ember Sword, më në fund do të shohin dritën e ditës në 2023.

Po për organizatat autonome të decentralizuara (DAO)? “Megjithëse mund të duket se tregu aktual i ariut(në rënie) e ka detyruar industrinë të pushojë, rritja e DAO-ve të reja është përshpejtuar në mënyrë eksponenciale, me çdo muaj në 2022 që prodhon më shumë DAO të reja sesa dëshmoi 2021 fare,” thotë Burke

9. Shkëmbimet e mëdha bëhen “të ndara”
“Platformat e shkëmbimit do të ndahen. Ne shohim që ruajtja, brokerimi dhe zbulimi i shkëmbimit/çmimit shpërndahen në lojtarë të ndryshëm, njësoj si në [financat tradicionale]. Kjo e bën të pamundur që të ndodhë një tjetër FTX”, thotë Haseeb Qureshi, partner menaxhues në Dragonfly Capital.

Pastaj Qureshi ofron një parashikim paralel: “Kur besimi është i ulët, pushtetarët konsolidohen. Coinbase, Binance, Uniswap ka të ngjarë të fitojnë pjesë të tregut në total, pasi njerëzit kanë më pak gjasa të besojnë lojtarët më të vegjël dhe më të dobët. Efektet e rrjetit bëhen më të forta.”

10. Rigrupim i hapësirës.
Sandra Ro, CEO e Këshillit Global të Biznesit të Blockchain, thotë se në 2023-shin duhet të “rigrupoheni me përulësi, rindërtoni me integritet, rifitoni besimin, e të ngrihuni sërish.”