MENU
klinika

E zbulon Netflix

Çfarë do të ndodhë me sezonin e dytë të “Wednesday”?

07.01.2023 - 11:44

‘Wednesday’ ishte padyshim një nga fenomenet e 2022-it edhe pse u publikua në Netflix në mbyllje të vitit. Në pak kohë, bëri që shumë prej përdoruesëve të platformës së transmetitmit të gozhdoheshin para ekraneve të tyre dhe ta mbaronin për dy ditë, ndërsa po ashtu ‘fiksoi’ edhe shumë të tjerë në TikTok, me trendet që nisi e sigurisht, fansat e shfaqjes televizive janë në pritje te të sezonit të dytë.

Së fundmi një thashethem qarkulloi në rrjetet sociale e në media, teks u raportua se ‘Wednesday’ nuk do ishte më në Netflix, por në platformën konkurente, ”Amazon Prime’, duke qenë se këto të fundit kanë blerë studion prodhuese të serialit. Megjithatë mos u shqetësoni, duke do jetë e nevojshme të bëni abonim në ‘Amazon’ sepse sot me anë të një njoftimi zyrtar në Twitter, Netflix tha; “Është zyrtare: Sezoni i dytë i Wednesday po vjen!”, shoqëruar edhe me një emoji me zemër të zezë.

Kështu, shfaqja e sukseshhme, e nominuar edhe në Emmy’s, me regji të Tim Burton do të rivijë me një sezon të dytë, pikërisht në Netflix, teksa do përpiqet të thyejë rekordin e këtij viti me 269.67 milionë orë shikime nga përdorues të ndryshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë tregon aktorja Jenna Ortega

Si u krijua kërcimi më viral i momentit në TikTok?