MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e sëmundjes ishemike?

28.01.2023 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat e sëmundjes ishemike?

Mjeku: Simptomat nuk janë të njëjta tek të gjithë të sëmurët. Tek dikush mund të shfaqen disa prej tyre, ndërsa tek dikush tjetër mund të paraqiten të tjera.

Më të shpeshtat janë:

Dhimbja e kraharorit (angina pektorale). Shpesh kjo dhimbje shtrihet në drejtim të qafës ose të shpatullës. Mund të shoqërohet me dhimbje ose me mpirje të duarve. Kjo ndodh sepse arteriet nuk dërgojnë në muskulin e zemrës sasinë e duhur të gjakut. Karakteristike është se dhimbja lehtësohet ose pushon kur ndalojmë aktivitetin fizik. Nganjëherë angina mund të paraqitet dhe si dhimbje stomaku.
Lodhje e përgjithshme
Rrahje të kraharorit
Vështirësi në frymëmarrje
Aritmi të ndryshme
Pothuajse 25% e të sëmurëve mund të mos ndiejnë fare dhimbje gjoksi ose simptoma të tjera, pavarësisht nga fakti se zemra e tyre kalon ishemi. Ky rast quhet “anginë e heshtur” dhe ndodh kryesisht tek të sëmurët diabetikë, por përmban të njëjtin rrezik për atak në zemër, sikurse angina simptomatike. Nëse mbi sipërfaqen e pllakës atherosklerotike krijohet tromb (gjak i mpiksur), atëherë arteria bllokohet plotësisht, duke shkaktuar vdekje të pariparueshme të muskulit të zemrës, që quhet infarkt i miokardit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.