C.Ronaldo vendosi një rend të ri në botën e merkatos, befasoi jo pak me zgjedhjen e tij, duke u transferuar në Arabinë Saudite, por 200 milionë euro në sezon ishte një shifër të cilës nuk i rezistoi dot as CR7, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar në botë. Ky rekord i portugez kërcënohet nga rivali i tij i përjetshëm, Leo Messi.
“Pleshti” mund të bëhet lojtari më i paguar në botë nëse pranon ofertën e Al Hilal. Sipas Mundo Deportivo, rivalët e Al Nassr, dëshirojnë kampionin e botës në skuadër, për ta bindur janë të gatshëm t’i ofrojnë 300 milionë dollarë në vit.
Arabia Saudite ka vendosur të investojë fuqishëm në merkato, kërkojnë të afrojnë në vendin e tyre lojtarët me më shumë influencë në botë pasi prej kohësh kanë hedhur kandidaturën e tyre për të organizuar Botërorin në 2023. Pas Ronaldo-s tashmë kërkojnë të bindin edhe Leo Messit, por vështirë të mendosh që argjentinasi mund të largohet në fund të këtij sezoni pasi po negocion me PSG për rinovimin e kontratës.