MENU
klinika

Bordi i naftës “ka ngrirë”!

Çmimi i naftës në bursa ka rënë, por në Shqipëri jo

11.01.2023 - 21:13

Prej 21 ditësh Bordi i Transparencës nuk ka lëvizur çmimin e naftës me pakicë duke e fiksuar në 199 lekë/litër, ndërsa qytetarët shqiptarë po blejnë në pompa më shtrenjtë se të gjitha vendet fqinje.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike janë publike ku çmimet e blerjes së naftës nga bursa Platt’s, specifikisht në datat 30 Dhjetor dhe nga 3 deri në 5 Janar.

Duke përllogaritur me vetë formulën e Bordit, me një premio mbi tonin e naftës prej 30$ siç e përcakton vetë dogana dhe me marzh fitimi të fiksuar prej 15 lekë/litër, rezulton se nga 3 Janari, nafta në Shqipëri duhet të ishte nga 2 – 4 lekë/litër më lirë.

Nafta pësoi një rritje në fundvit deri në 932$ për ton,por më pas ka ardhur në rënie drastike, gjë e cila nuk është reflektuar nga Bordi as në ngritje e as në ulje.

Maqedonia fqinje në 9 Janar e uli me 2 lekë/litër naftën, ndërsa Bordi shqiptar vazhdon ta mbajë të fiksuar. Maqedonia ka edhe një tjetër specifikë. Në pamundësi të një autoriteti portal, nafta që në shumicën e saj importohet nga Greqia ka kosto më të larta transporti pasi kryen edhe rrugë tokësore, por kjo nuk e pengon Entin Rregullator atje që të japë verdiktin në kohë për çmimin e duhur me pakicë.

Nga vonesa e vendimmarrjes së Bordit në këto dy ditë nga janë rreth 30 mijë euro që kompanitë e naftës fitojnë në ditë në kurriz të qytetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja sa do të shitet një litër naftë dhe benzinë

Bordi i transparencës vendos çmimet e reja

Ministrja Ibrahimaj për "Zërin e Amerikës"

“FMN parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike”


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit