MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çrregullimi i ciklit tek femrat, a është lajmërues për infeksion?

17.01.2023 - 11:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çrregullimi i ciklit tek femrat, a është lajmërues për infeksion?

Mjeku: Çrregullimet e ciklit kanë faktorë të ndryshëm. Megjithatë cikli ndryshon. Ndryshe është cikli para shtatzënisë, ndryshe pas femrat cikli menstrualshtatzënisë. Ciklet kanë tendencën të ndryshojnë. Ndryshon edhe me moshën. Ndryshe është cikli në 10-vjeçarin e parë, ndryshe në të dytin, ndryshe pas 35 vjetësh. Kemi gjithmonë një evolucion dhe një ndryshim të ciklit menstrual, cikli nuk mbetet kurrë i njëjtë etj. Askush nuk mund të ketë një cikël perfekt.

Sigurisht që në disa raste është paralajmërues. Çrregullimet mund të jenë paralajmërues të kancerit të mitrës, paralajmërues të kancereve të formave të tjera, si kanceri i vaginës për shembull etj. Në çrregullim mund të ndikojnë gjithashtu infeksione të ndryshme, një barrë jashtë mitre, një abort për të cilin femra mund të mos jetë në dijeni, por që mund të ketë filluar. Kur kemi çrregullim të ciklit me shtim të fluksit dhe me zgjatje në kohë, gjërat që duhet të përjashtohen janë shtatzënia, aborti, një barrë jashtë mitre, një përdredhje e vezores etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.