MENU
klinika

Itinerari që duhet të ndiqni për në Tiranë dhe anasjelltas

Dëbora bllokon rrugën e Arbrit, policia apel drejtuesve të mjeteve

20.01.2023 - 11:04

Për shkak të motit të keq, rruga e Arbrit është bllokuar, ndërsa policia thotë se po punohet për pastrimin e saj.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti konttaktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila thekson se në rast nevoje për ndihmë të telefonohet në numrin 112 ose të njoftohet Komisariati Dixhital.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN