12.01.2023 - 10:10
Detaje të reja janë zbardhur sot nga dosja hetimore pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe Drejtorit Juridik Fatmir Hoxhaj.
Dosja ka mësuar se prokuroria ka grumbulluar prova nga transaksionet bankare ku ka rezultuar se Ilir Thana ka tërhequr nga llogaria e motrës së tij, përmes një prokure të posaçme, një sasi të konsiderueshme parash.
Bëhet fjalë për një shumë prej 23 milionë lekë të reja, para që nuk i takonin.