Deklarata e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit Noël Le Graet, kundër Zinedin Zidan që nëse ai do ta telefononte ky nuk do ti përgjigjeshe, ka revoltuar klube, futbollistë dhe personazhë të tjerë. Ata që kanë reaguar në mbrojtje të Zidan, ka qenë Real Madrid, Kilië Mbape, Frenk Riberi etj.
“Real Madrid CF shpreh keqardhje për deklaratat fatkeqe të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Nöel Le Graët, për Zinedin Zidan, një nga legjendat më të mëdha të sportit botëror. Këto fjalë nënkuptojnë mungesë respekti ndaj një prej figurave më të admiruara nga tifozët e futbollit në mbarë botën dhe klubi ynë pret një korrigjim të menjëhershëm. Zinedin Zidan, kampion bote dhe kampion europian që mbron fanellën e vendit të tij, ndër shumë tituj të tjerë, përfaqëson edhe vlerat e sportit dhe këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale si lojtar dhe si trajner. Deklaratat e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit janë të papërshtatshme për dikë që e ka atë përfaqësim”, deklaron klubi madrilen.
Sulmuesi i PSG-së Kilië Mbape reagon pas intervistës me Le Graët.
“Zidan është Franca, nuk mund të mos respektosh një legjendë si kjo”, shkruan ai në Twitter.