04.01.2023 - 18:26
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Mediat me titra raportojnë se një 12-vjeçar është plagosur nga shpërthimi i një kapsolle.
I mituri është dërguar menjëherë në spital, pasi ka marrë dëmtime në fytyrë.
Nga informacionet paraprake, raportohet se 12-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, pritet që policia të hedhë më shumë detaje për shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.