MENU
klinika

Futbolli brazilian në zi

Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i “Seleçaos” dhe Barcelonës

09.01.2023 - 14:10

Ish-sulmuesi i Brazilit dhe Barcelonës, Roberto Dinamite, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, pas një beteje me kancerin në zorrën e trashë.

Ai ishte pjesë e Brazilit në Botëroret e vitit 1978 dhe 1982, teksa për “Seleçaon” ka shënuar 25 gola.

Në rang klubesh, pjesën më të madhe e kaloi te Vasko De Gama, ku u bë një legjendë e kësaj skuadre, por dhe gjithashtu një vit luajti dhe te Barcelona.