Sherri në një lokal nate në Prizren ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në orët e para të 3 janarit.
“News 24” raporton se autori, personi që ka qëlluar me armë ndaj tre të rinjve nga Kukësi që kishin shkuar për të festuar në Prizren, është pronari i lokalit të natës.
Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.
Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun, të dy nga Kukësi.
Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit.
Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.
Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.