MENU
klinika

"Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO"

Erdogan i vendos veton Suedisë

27.01.2023 - 10:34

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar dje se Suedia nuk do të ketë asnjë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO pas protestave të fundit në Stokholm nga një aktivist anti-Islamik dhe grupe pro-kurde.

“Nëse ata vërtet besojnë se respektojnë liritë, atëherë ata duhet të respektojnë besimin e myslimaneve, nëse nuk e bëjnë, ata kurrë nuk do të kenë mbështetjen tonë për t’u bashkuar me NATO-n”, shtoi më tej lideri turk Erdogan.

Një ndër kërkesat e Turqisë për Suedinë ka qenë ndalimi i këtyre grupeve, që sipas Turqisë janë grupe kriminale terroriste. Ndërsa zyrtarët suedezë kanë theksuar se liria e shprehjes garantohet nga Kushtetuta suedeze dhe u jep njerëzve të drejta të gjera për të shprehur publikisht pikëpamjet e tyre, megjithëse nxitja e dhunës ose gjuha e urrejtjes nuk lejohet.Por për shumë analistë demonstrata janë thjesht vetëm pretekst për Erdoganin si dhe mjet për të fituar simpatinë e elektoratit të tij në zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen në muajin maj të këtij viti nga ku dhe vetë lideri turk është kandidati kryesor.

Ai gjithmonë ka arritur të marra vota nën ombrellën e fesë islame. Me këto deklarata të tij Erdogan ka bërë të qartëse anomalia e vërtetë e NATO-s është pikërisht Turqia e sulltanit, e cila me diktatoriale dhe politike arrogante tregon se nuk ka të bëjë fare me vlerat që përfaqëson Aleanca. Por NATO nuk është vetëm një organizatë idealesh, por gjithashtu dhe mbi të gjitha është një organizate e armëve dhe e kufijve gjeografikë dhe ekuilibrave strategjikë.

Kjo është arsyeja pse Uashingtoni nuk e ka vënë kurrë në dyshim praninë e Turqisë në Aleancë, pavarësisht kërcënimeve ndaj Greqisë, kurdëve, Sirisë, aleancës me Putinin etj. Dhe Erdogani ka përfituar gjithmonë nga ky bilanc i çmuar, me lejen e SHBA-së.