MENU
klinika

Ja si duket Tirana pas merkatos së janarit!

Formacion “bombë” me afrimet e reja

24.01.2023 - 16:25

Tirana bëhet bombë me ardhjen e Kristal Abazajt dhe Regi Lushkjës. Ama formacioni i parë i bardhebluve është i njëjtë, ndonëse është larguar Xhixha dhe Limaj. Jo vetëm kaq, por tani Tirana ka sërish luks në mesfushë dhe në sulm. Duke bërë një analizë të qartë të situatës, Tirana tani ka një skuadër të fortë.

PORTA: Në portë te Tirana ka një emër: Visar Bekaj. Ai do të jetë titullari i skuadrës. Është garanci për katërkëndorin e portës bardheblu. Nga ana tjetër, Bekaj pritet të rinovojë skuadrën në javët në vazhdim.

MBROJTJA: Në mbrojtje, Tirana do të rreshtojë Toshevskin në krahun e djathtë. Në qendër Najdovski dhe Lulaj, ndërsa në krahun e majtë Ismajlgeci. Një katërshe shumë e fortë në mbrojtje.

MESFUSHA: Në mesfushë ndryshimi më i madh, me Aleksin, Deliun dhe Lushkjën. Në stol, Qefalija, Hila dhe lojtarë të tjerë. Thjesht një repart i kompletuar me lojtarë dhe nëse në skuadër mbërrin edhe Toli gjërat më pas bëhen bombë.

SULMI: Një repart i madh dhe i rëndë. Duke filluar me Patrik në qendër të sulmit. Djathtas është Florent Hasani, ndërsa në krahun tjetër Kristal Abazaj. Gjithsesi, tej të gjithë këtij formacioni, dy lojtarët e ardhur së fundmi zor se do të jenë të gatshëm për të qenë titullarë në ekip. Shehi duhet të sajohet me lojtarët aktualë dhe pa Xhixhën që është larguar nga skuadra bardheblu.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”