MENU
klinika

Si i shpëtoi plumbave të snajperit?

FOTO/ Arrestohet me urdhër të SPAK, Akil Nerjaku

20.01.2023 - 10:50

Arrestohet në Durrës me urdhër të SPAK Akil Nerjaku, raporton gazetari i “PANORAMA TV”.

Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022.

Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por i ka shpëtuar plumbave.

Dyshohet se ndaj tij u qëllua me snajper.

Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ka qenë i blinduar, duke bërë që Nerjaku t’i shpëtonte plumbave.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bënë me dije në shtator të vitit të kaluar se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe se plumbar ndaj tij ishin një paralajmërim për Akil Nerjakun.

Akil Gentjan Nerjaku është një person me precedent të mëparshëm penale, pasi rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajmin e bën me dije gazetari Artan Hoxha

BKH dhe RENEA bastis vilën e deputetit të PS, Rrahman Rraja