07.01.2023 - 12:59
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga liqeni akullnajor i Lenies dhe maja e Valamarës, duke i paraqitur këto dy pika si zona me një potencial të madh për turizmin e natyrës.
“dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë”,-shkruan Rama krahas fotove që nuk duhen lënë pa parë.