MENU
klinika

Trazirat në Brazil

Gjykata e Lartë përfshin ish-presidentin Jair Bolsonaro në hetim

14.01.2023 - 11:19

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord të përfshijë ish-presidentin e krahut të djathtë Jair Bolsonaro në hetimin e saj për sulmin ndaj ndërtesave qeveritare në Brasília. Është hera e parë që Bolsonaro përfshihet në hetimet për trazirat e 8 janarit.

Ky vendim vjen disa ditë pasi Bolsonaro postoi një video duke vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të tetorit. Prokurorët thanë se Bolsonaro mund të ketë nxitur një krim duke bërë pretendime të tilla.

Ata i kërkuan Gjykatës së Lartë të premten përfshirjen e ish-presidentit në hetim.

Videoja e Bolsonaro pretendonte se presidenti Luiz Inácio Lula da Silva nuk u votua në detyrë, por u zgjodh nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit. Mijëra mbështetës radikalë të Bolsonaros, sulmuan Gjykatën e Lartë të vendit, Kongresin dhe pallatin presidencial të dielën.

Ndërsa videoja u postua pas trazirave të së dielës dhe u fshi më vonë, zyra e prokurorit të përgjithshëm argumentoi se përmbajtja e saj ishte e mjaftueshme për të justifikuar hetimin paraprak të sjelljes së zotit Bolsonaro.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”