Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të cilët vodhën 530 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.
Para dy ditësh policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa ditën e djeshme gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.
Rozeta Dobi dhe Havier kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin vilat, ku 49-vjeçarja punonte si sanitare.
Personat në fjalë shfrytëzonin rastin kur pronarit ishin jashtë vendit për të vjedhur banesa dhe ato i bënin të dukej si grabitje, ndërsa në banesa futej përmes çelësit që kishte kopjuar.
Gruaja vidhte para dhe sende me vlerë, ndërsa djali e priste jashtë me makinë për ta larguar sa më parë nga vendi ku kryenin grabitjen.
Ka qenë ish-zyrtarja Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve janë gjetur rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.