MENU
klinika

"Është vizionar dhe që e njeh politikën"

Habit Kryemadhi: Meta bën opozitën më të fortë dhe kur është i vetëm

23.01.2023 - 20:35

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ka cilësuar kreun e PL-së dhe njëherësh bashkëshortin e saj si një person që bën opozitën më të fortë në politikën shqiptare edhe kur ai qëndron i vetëm.

Në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu në Euroneës Albvania ajo ka treguar se eksperienca që ai ka në drejtimin e institucioneve të ndryshme e bën që të njohi poitikën dhe sjellejn e individëve të përfshirë në të.

Unë nuk jam askushi që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo  kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.

Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohi realitetet shqiptare dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qënit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve.

Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm”, tha Kryemadhi.