MENU
klinika

E rëndë në Lezhë

I plasi goma e kamionit teksa po e frynte, vdes gomisti

06.01.2023 - 10:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një gomisteri në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ku një shtetas ka humbur jetën teksa ishte duke fryrë gomën e kamionit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima i identifikuar si Spas Milloshi, ka humbur jetën pasi goma e mjetit që po frynte ka shpërthyer.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.