MENU
klinika

Triumf i thellë i zikaltërve ndaj Milanit

Inter e nis vitin me trofe

18.01.2023 - 23:10

Inter e ka nisur vitin me trofe, pasi triumfoi me rezultatin 0-3 ndaj Milanit në King Fahd International Stadium (Riyadh), në sfidën finale të Superkupës së Italisë.

Zikaltërit finalizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme një aksion në minutën e dhjetë. Barella jep një asist perfekt për Dimarcon, i cili dërgon sferën pas shpinës së Tatarusanu.

Me një kontroll topi për t’u admiruar në zonë, Edin Dzeko shfrytëzon në maksimum eksperiencën e tij për t’i dhënë ekipit të Inzaghit epërsinë e dyfishtë pas vetëm 20 minutash lojë.

Me këtë rezultat, Inter do e kishte të lehtë të menaxhonte lojën dhe në minutën e 77-të do ishte Lautaro Martinez që do i vendoste kapakun sfidës një herë e mirë, me klubin që koleksionon kështu trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë (1989, 2005, 2006, 2008, 2010, 2021 dhe 2023).

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”