03.01.2023 - 20:12
Marçelo Brozoviç do të jetë mungesa e madhe e Interit në supersfidën e mbrëmjes së nesërme ndaj kryesuesve të Napolit. Mesfushori kroat nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për këtë duel, pas dëmtimit të pësuar ditët e fundit në këmbën e majtë.
Mediat italiane bëjnë me dije se Brozoviçit do t’i duhet të qëndrojë pushim për disa ditë, teksa përveç duelit me Napolin ai do të humbasë dhe atë me Monzën.
Ylli i mesfushës së Interit, synon të rikthehet më 18 janar në duelin e Superkupës së Italisë që do të zhvillohen në Riad ndaj Milanit.
Mungesa e Brozoviç ndaj Napolit, rrit shanset për një aktivizim të mundshëm të mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.